
Një banesë dy katëshe në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit është përfshirë natën e mbrëmshme nga një zjarr i madh.
Tetë personat e kësaj familjeje, që jetonin në këtë banesë ndodheshin në katin e parë kur kanë pikasur tymin dhe zjarrin, që ra në katin e dytë të banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit mësohet se është shkrumbuar totalisht kati i dytë i banesës.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.



