Kjo e diel do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.
Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër megjithatë nuk priten reshje.
Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.



