PS refuzon hetimin/ Mziu: Çështja e AKSHI-t shumë sensitive, është mbyllur në sirtarët e qeverisë (VIDEO)

PS refuzon hetimin/ Mziu: Çështja e AKSHI-t shumë sensitive, është mbyllur në sirtarët e qeverisë (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në “MCN Live”, ka akuzuar mazhorancën për refuzim të vazhdueshëm të ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, duke e cilësuar këtë si shkelje të të drejtave kushtetuese.

 

Duke iu referuar rastit të AKSHI-t, Mziu deklaroi se opozita po pengohet në ushtrimin e rolit të saj kontrollues dhe se çështja është mbyllur politikisht, pavarësisht sipas tij rëndësisë që ka për sigurinë dhe administrimin e të dhënave publike.

 

Beteja e opozitës me mazhorancën ka qenë pothuajse shkelje e të drejtës kushtetuese, duke iu mohuar opozitës e drejta elementare për të denoncuar dhe për të kërkuar komisione hetimore. Koha ka treguar se sa herë ngritja e këtyre komisioneve ka pasur çështje të nxehta për qeverinë është vendosur vetoja e tyre për ti mohuar opozitës ngritjen e tyre.

 

Ai shtoi se rasti i AKSHI-t, sipas tij, lidhet me probleme serioze në menaxhimin e të dhënave dhe me ndikime politike.

 

Sipas meje, AKSHI është kthyer në një strukturë shantazhuese dhe një mekanizëm që ka ushtruar presion. Kemi të bëjmë me një çështje shumë sensitive që lidhet me sigurinë kombëtare dhe me mënyrën si janë trajtuar të dhënat e qytetarëve. 

 

Struktura e AKSHI-t në aspektin politik ishte kthyer në një organizatë e cila e kishte të gjithë opozitën në një skanim, total të saj dhe duke parë dhe eksponentët fillonte shantazhimi, presioni, pra ka pasur funksione të jashtëzakonshme. 

 

Jam i bindur se nuk është vetëm Irani që bënë goditjet, por dhe nëse ka qenë ai, jam i bindur që është përdorur si artificë për dëmin e shkaktuar për të bërë tendera dhe para dhe për të kryer elementë të tjera ku sot një pjesë e mirë e shqiptarëve se dinë se çfarë ka ndodhur me pronën e tyre.

 

Mziu theksoi gjithashtu se Partia Demokratike do të vijojë të kërkojë hetim të plotë parlamentar dhe institucional për këtë çështje, pavarësisht, sipas tij, pengesave politike që has opozita në Kuvend.

 

PD është e angazhuar maksimalisht për ti shkuar deri në fund kësaj çështje, është shumë sensitive si çështje, por dhe pse si e tillë është mbyllur në sirtarët e qeverisë që përdorin kartonët e tyre për fshehjen e saj. 

 

Jam i bindur se do i shkohet deri në fund kësaj çështje sepse jo vetëm opozita, por dhe sistemi drejtësisë do shkojë te zgjidhja e saj pavarësisht vetos së vendosur nga kryeministri sepse te AKSHI janë njerëzit e tij që kanë punuar prej vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy