Ndërsa rastet në Shqipëri janë rritur ndjeshëm javët e fundit, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, bëri me dije se mbi 96% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar.
"Mbi 96 e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar. Një pjesë nuk kanë dashur të vaksinohen, një pjesë nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen, një pjesë ndoshta i janë shmangur në një mënyrë ose tjetër. Ndoshta nuk është arritur koha të vaksinohen.
Të gjithë të vaksinohen dhe të zgjedhin vaksinën.
Për mua vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më shpejtë.", u shpreh Pipero.



