Rasti “Veliaj”, Daci: Dy treguesit me të cilët theu rekorde

Rasti “Veliaj”, Daci: Dy treguesit me të cilët theu rekorde

Avokati Jordan Daci thotë se përgjimi i bisedave të kryebashkiakut Erion Veliaj në burg me familjarët është një provë që çimentoi në mënyrë përfundimtare pozitën e Prokurorisë së Posaçme në Apel.

Nuk kishte asnjë lloj shansi. Sepse çdo shqiptar tjetër në të njëjtën pozitë nuk do të kishte as më të voglin shans të dilet. Edhe për vepra ma të lehta, njerëzit qëndrojnë në burg. Gjuha dhe veprimet e tij të pakujdesshme ia kanë rënduar pozitën dhe i kanë prerë shpresën për në Gjykatën e Lartë.

Daci tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se rasti i Veliajt ka thyer rekorde.

Ky rast ka thyer rekordin për dy tregues. A pasur numrin më të madh të njerëzve që kanë festuar për arrestimin e tij. Më ka habitur sepse nuk ishte një gjë e zakonshme.

Përplasja e tij me median ka qenë një betejë e humbur. Përdorimi i medias për të mbrojtur veten ka qenë i dëmshëm. Sepse nuk ka marrë këshillat e duhura. Është normale që familja e tij ta vuajë. Sistemi gjyqësor nuk mund të sulmohet në atë formë pavarësisht të metave që ka. Ajo që bëri gabim Veliaj dhe njerëzit e tij ishte mbivlerësimi i tepërt i momentit procedural në të cilin ndodhej ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy