“Krizë fatale!”, Sota: Në Vlorë duhen 1000 punonjës në turizëm (VIDEO)

“Krizë fatale!”, Sota: Në Vlorë duhen 1000 punonjës në turizëm (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së turizmit “Arta” në Vlorë, Ervin Sota, duke folur në MCN Live e konsideroi si fatale krizën e mungesës së personalit vendas në sektorin e turizmit. 

Sota u shpreh se aktualisht vetëm në Vlorë duhen minimalisht 1000 punonjës në disa profile të shërbimit.

Ai tha se aktualisht ndodhen 100 punonjës të huaj, ku pjesa më e madhe punon në kuzhinë, ndërsa të tjerë edhe në shërbim.

Marrja e të huajve s’është zgjidhje, është t’i përshtatesh krizës. Në Vlorë kemi pasur edhe problem tjetër, të emigrimit, në fushën e shërbimit. Ndihemi në moment krize të vështirë në hoteleri-turizëm, bare, lounge-ve, te recepsionistët. Jemi mbledhur për të reaguar për këtë pjesë. Kjo krizë që po ndodh është fatale për ne. Sot që po flasim minimalisht duhen 1000 punonjës në këtë sektor, në të gjitha profilet e sipërpërmendura. Vetëm në Vlorë. Është përshtatje. Ideja është sa i përket ekonomisë së vendit, nuk na intereson të vijë nga jashtë. Restorant “Bujari” ka marrë dy të rinj nga Holanda. Të tjerët janë lidhur me kontrata. Janë hapur kompani që kontraktojnë me këta punonjës të huaj. Nuk janë më tepër se 100 të huaj. Kanë filluar nga kuzhina, por edhe në shërbim ka, jo shumë”.

Sota tha se Vlora po e përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit, duke shtuar se po trajnohen punonjësit.

Kemi mbi një vit që jemi në vështirësi. Një nga problematikat kryesore është mungesa e stafeve. Sa i përket kategorisë dhe cilësisë profesionale të shërbimit në Vlorë, padyshim që është rritur, dhe është rritur jashtëzakonisht shumë. Kërkohet cilësi e lartë dhe investohet në shuma të mëdha. Jemi të impenjuar personalisht për shërbimin, po bëjmë trajnime. Të jeni të sigurt që sivjet do ta ndjeni. 70 për qind e biznesve në Vlorë, janë familjarisht të impenjuar. Të gjithë pronarët janë të impenjuar në binzesin e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy