Dëmtimet në shkolla/ Eksperti Mehmeti: Veliaj të shkojë në prokurori për shpërdorim detyre

Dëmtimet në shkolla/ Eksperti Mehmeti: Veliaj të shkojë në prokurori për shpërdorim detyre

Dëmtimi i disa shkollave të reja të cilat ishin riskontruktuar së fundmi nga bashkia Tiranë, bëri që të pësojnë nga tërmeti i 26 nëntorit, në masë të madhe.  

Lidhur me këtë fakt, ekspert i arsimit Ndriçim Mehmeti, në studion e TemAtv, deklaroi sot se kryebashkiaku Veliaj duhet të thirret në prokurori për shpërdorim detyre dhe minsitrja e Arsimti, Besa Shahini duhet të dorëhiqet.

Sipas tij, rikonstruksioni i shkollave u krye pa ekspertizë.

“Shkolla “Musine Kokalari”, shkolla “Emin Duraku” , shkolla “Sami Frashëri”, shkolla “Petro Nini Luarasi”, më njoftuan kur po vija, që edhe shkolla “Besnik Sykja”, kanë çarje të mëdha, dhe duket gati problematike. Më kanë njoftuar poashtu që ka probleme te shkolla “26 nëntori”. Pra janë disa shkolla, dhe po ti shikosh këto shkolla janë rikonstruktuar vetëm vitet e fundit, dhe janë bërë shtesat, shtesat janë bërë pa një projekt bazë, nësë duron apo jo shtesën. Ky kryebashkiakë që nuk lë vend pa shkuar më furça për të lyer, nuk del tani të na thotë, para një shkolle, të na thotë çka ka ndodhur.

“Sami Frashëri”, duhej të ishte sot skenë krimi, duhej të rrethohej nga policia si skenë krimi, jo me shirit të kuq, nuk na thotë kryetari çka ka bërë me 21 shtator, ka ndonjë raport. I vetmi akt konstatimi që ka dalë në rrjete sociale, është ai i shkollës “Emin Duraku”, ku inxhinierët e thonë troç që atje nuk mund të bëhet mësim.

Ka thirrur zotëria drejtorët, po se nuk thërret shërbimin social, pse s’na e thotë, të dalë Veliaj dhe të thotë sa nga godinat janë të pabanueshme sot për studentët se nuk dinë gjë studentët, të na thotë ministrja e arsimit, a janë inspektuar Universiteti i Durrësit, a janë inspektuar godinat e universiteve të Durrësit, të Tiranës, a keni parë ju të dalin ata, prandaj ju thashë që ajo është terësisht e papërgjegjeshme, sot ajo duhej të shkarkohej , derisa nuk ka vullnet të japi dorëheqje, kryeministri ta shkarkoj urgjentisht.

Është e vetmja, së bashku me kryeministrin, të cilët nuk kanë bërë asnjë takim me inxhinierë . Një nga njerëzit i cili duhet të thirret urgjent në prokurori është vet Erion Veliaj, ka premtuar dhe ka thënë që unë kam inspektuar shkollat , i ka bërë shkollat si i ka bërë, ndërtime të mira apo të këqinj, atë duhet ta vlerësojnë ekspertët, ai duhet të thirret në mënyrë urgjente në prokurori, të japi llogari pse është cënuar siguria e fëmijvë tanë, dhe deri te shpërdorim detyre”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy