Pak ditë më parë u mbajt në Tiranë Ministeriali për Korridorin 8, ku ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë. Në takim u theksua domosdoshmëria e këtij projekti strategjik që synon të lidhë Lindjen me Perëndimin.
Në studion e MCN Informacion, Gjergji Caca, arkitekt; dhe Dëshira Mena, inxhiniere, analizuan benefitet e këtij projekti për Shqipërinë.
Gjergji Caca
Korridori rrit transportin me 20-30%, rrit turizmin, që përkthehet në buxhet. Po të shohim Korridori 8 ka fokus kryesor logjistikën. Ndërkohë Korridori Blu nuk është infrastrukturë paralele. Shqipëria jonë është aq e vogël sa duhen shumë pak rrugë për ta bërë siç duhet.
E para është dëshira për t’i bërë gjërat sa më mirë që të mundesh. Pra, të jepet ajo që inxhinierët bëjnë më mirë. Janë disa njerëz që punojnë me pastërtinë më të madhe. Ne duhet të rrisim dëshirën kombëtare që t’i bëjmë mirë ca gjëra dhe të mos u kthehemi mbrapsht.
Dëshira Mena
Është nyje shumë e rëndësishme. Nevoja që ne kemi janë rrugët që lidhin pjesët e brendshme. Ne na mungon rruga e Shkodrës, e dimë se në çfarë gjendjeje është. Për ne Korridori Blu është më me interes. Ne kemi disa akse rrugësh që janë urgjente si Milot-Shkodër, Tiranë-Rrogozhinë.
Por ne na favorizon fakti që një vend kaq i vogël të ketë dy korridore të rëndësishme që e qarkojnë vendin. Ato janë të realizuara në 70%-shin e vet.



