Mal i Zi, kreu i Inteligjencës mandatohet për formimin e qeverisë së re

Mal i Zi, kreu i Inteligjencës mandatohet për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Malit të Zi e ka emëruar kreun e intelegjencës si mandatar të qeverisë së ardhshme, që do të përpiqet ta krijojë qeverinë e re.

Dushko Markoviç është gjithashtu zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet dhe një nga aleatëtmë të besueshëm të Milo Gjukanoviqit, ish-kryeministrit dhe liderit shumëvjeçar të partisë.

Partia Demoratike e Socialistëve doli partia më e fuqishme në Mal të Zi me 81 vende në parlament, pas zgjedhjeve të 16 tetorit, por humbi shumicën.

Ajo po kërkon aleancë me socialdemokratët dhe me partitë e tjera që përfaqësojnë pakicat, që do t’i jepte asaj shumicën prej vetëm dy vendeve.

Partitë kryesore opozitare kanë refuzuar që të zhvillojnë biseda me Gjukanoviçin, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe autoritarizëm gjatë 25 viteve të qeverisjes.

Në një deklaratë për shtyp presidenti, Filip Vujanoviç, la të kuptohej se Markoviq "do të vazhdojë shumicën e politikave pro-perëndimore të Gjukanoviçit".

Ai do të “jetë i përkushtuar për integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, tha Vujanoviq.

Mali i Zi shpreson që t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Duke komentuar emërimin e Markoviqit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai shpreson se Mali i Zi do të zbatojë një “politikë të balansuar të jashtme” dhe do të mbajë lidhjet me Moskën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy