Nepali është vendi i parë në botë që e bën të detyrueshëm mësimin e jogës në shkollë.
Nga fillimi i vitit të ri akademik, vendi i vogël i Himalajeve do t’a kthejë jogan në një lëndë të vërtetë mësimore, krahas mësimit të matematikës, shkencës dhe letërsisë për nxënësit e të gjitha klasave.
Mijëra nxënës të shkollave fillore dhe ato të mesme do të marrin pjesë në kurset javore të detyrueshme, të cilat do të zëvendësojnë orët e edukimit fizik, ku nxënësit më parë ishin mësuar të luanin, por tani ata do të mësojnë historinë e Jogas, praktikën Ayurveda dhe neuropatinë, një kurë alternative që forcon vetëkontrollin.
Qeveria, e udhëhequr nga Partia Komuniste e Nepalit tha se reforma arsimore ishte nisur me qëllim promovimin e një jetese të shëndetshme dhe aktive mes të rinjve.
“Joga është shkenca jonë e lashtë. Ne duam që nxënësit t’a mësojnë dhe të mendojnë se kjo është koha e duhur për t’a bërë një gjë të tillë.”, tha Giriraj Mani Pokhrel, ministër i Arsimit.
Myslimanët, kanë frikë se qëllimi i vërtetë i kësaj reforme në arsim është promovimi i hinduizmit, në një kontinent ku “praktika” ka rëndësi fetare, etnike dhe politike.
Frika e myslimanëve është se përhapja e detyrueshme e Jogas dhe bazave të saj, mund të veprojë si një vektor për promovimin e nacionalizmit hindu.
Grupet e aktivistëve janë shfaqur kundërshtues mes tyre në lidhje me “Përshëndetjen ndaj diellit”, një praktikë prej 12 pozicionesh, kushtuar zotit hindu Surya, ku autoritetet mendojnë t’a fusin si pjesë e kurrikulës.
“Të detyrohesh të bësh diçka që është e lidhur ngushtë me një besim tjetër, është një veprim që shkon kundër frymës së Kushtetutës”, tha Nazrul Hussein, ish-presidenti i Federatës Myslimane të Nepalit.
Hussein tha se ne s’mund të përshëndesim diellin dhe nuk duhet t’a lidhim mirëqenien me fenë.
Drejtori i Qendrës së Zhvillimit të Kurrikulave në Nepal, Ganesh Bhattarai tha se dëshira për të favorizuar ndonjë besim në veçanti nuk ishte thelbi i reformës.
Ai, deklaroi se këndimi i “Om”, një nga tingujt e shenjtë të adhurimit hindu, nuk do jetë pjesë e kursit, duke shtuar se nxënësit mund të refuzojnë “Përshëndetjen e diellit”, nëse nuk ndjehen mirë.
Kurse, nxënësit shprehen se janë gati të fillojnë kurset e reja të Jogës.
“Jam shumë i lumtur për këtë kurs të ri”, tha një 14 vjeçar. “Joga është arti si të dish të jetosh"./NYT/



