
Aktori Margent Caushi i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka rrëfyer rolet e tij komike si dhe suksesin e ‘Kuqos’ në serialin Niçe.
Ai tregon se ka që në moshën 13 vjeç që ka filluar të punojë në aktrim kohë për të cilën shprehet se ka punuar dhe pa u paguar në fillimet e tij edhe pse tani nuk e bënë më një gjë të tillë.
Caushi shprehet se përkushtimi ndaj rolit ndoshta është sekreti i suksesit tim, teksa thekson se duke i dhënë rëndësi roleve të vogla, patjetër që pret të vijnë këto punët e mëdha.
Kam punuar herët në aktrim që në moshën 13 vjeçare. Besoj se tani ka ardhur një moment, kulm në karrierë dhe pse karriera e një artisti ka ngritje dhe ulje por gjithmonë urojmë që kjo të qëndrojë sa më lartë.
Përkushtimi ndaj rolit ndoshta është sekreti i suksesit tim. Përshtatesh dhe e përshtas rolin dhe ndonjëherë është pikërisht përkushtimi, puna, pastaj janë dhe disa gjëra që nuk arrin ti shpjegosh dot.
Roli që më ka ngritur dhe më ka vlerësuar më shumë publiku, besoj se ka qenë roli te ‘dy gisht mjaltë’ te Ermal Mamaqi, ku i nxjerr gjuhën Elvana Gjatës, besoj se aty mori rrugë puna.
Si në teatër dhe në film punojmë dhe shyqyr që po realizojmë dhe filma se pjesën më të madhe e kalojmë në teatër, por sa më shumë prodhime të kemi aq më mirë është sepse rritet dhe cilësia.
Kostoja patjetër që është në këto iniciativat private sepse të ardhurat tona vijnë vetëm nga sponsorat, kam punuar dhe pa pagesë në fillimet e mia, por ka disa vite që kam hequr dorë nga kjo.
Duke punuar për një kohë të gjatë me aktorë të njohur krijon dhe miqësi dhe ndajmë dhe mendime duke bashkëpunuar për tekstet. Miqësi kam dhe Ermal Mamaqin është ndër personat që më ka bërë të njohur në rrethin televiziv.
Ai thoshte gjithmonë që nëse i bënë me përkushtim punët e vogla atëherë do të besohen punët e mëdha dhe unë i përkushtohesha shumë roleve të vogla të cilat tani më kanë ardhur këto role të mëdha, që për të qenë i sinqertë dhe i kam pritur.



