Studimi: Mënyra si e përdorim kompjuterin dhe lëvizim mous-in tregon sa të stresuar jemi në punë

Studimi: Mënyra si e përdorim kompjuterin dhe lëvizim mous-in tregon sa të stresuar jemi në punë

Mënyra se si njerëzit shkruajnë në tastierë dhe përdorin mous-in e kompjuterit mund të jetë një tregues edhe më i mirë i stresit sesa rrahjet e tyre të zemrës. Kështu u shpreh një ekip studiuesish zviceranë , autorë të një studimi të publikuar në “ Journal of Biomedical Informatics ”. 

Studiuesit kanë treguar se njerëzit e stresuar e përdorin tastierën  dhe e lëvizin mous-in ndryshe nga njerëzit e relaksuar . 

"Ata e lëvizin treguesin e mous-it më shpesh, në mënyrë më pak të saktë. Njerëzit e relaksuar, nga ana tjetër, marrin rrugë më të shkurtra, më të drejtpërdrejta për në 'destinacionin' e tyre dhe shpenzojnë më shumë kohë për ta bërë këtë". thotë autorja e studimit Nägelin.

Gjithashtu, njerëzit që ndihen të stresuar në zyrë bëjnë më shumë gabime kur shtypin dhe bëjnë pushime të shkurtra dhe të shpeshta, njerëzit e relaksuar, nga ana tjetër, bëjnë më pak.

Lidhja midis stresit dhe sjelljes së tastierës dhe miut mund të shpjegohet me të ashtuquajturën "teoria e zhurmës neuromotorike".

 "Rritja e niveleve të stresit ndikon negativisht në aftësinë e trurit tonë për të përpunuar informacionin. Ajo gjithashtu ndikon në aftësitë tona motorike", shpjegoi psikologia dhe  bashkëautorja  Jasmine Kerr .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy