
Eugen Gjyzari, avokati i Fredi Belerit tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se pretenca e SPAK ishte e pritshme.
Duke vijuar, Gjyzari theksoi se në gjyq nuk është paraqitur asnjë provë dhe se mbrojtjes nuk iu dha mundësia të njihej me provën kryesore, pagesën e dëshmitarit.
Ishte pritshme kërkesa e Prokurorisë dhe në rastet e tjera, kur Prokuroria kërkon dënime të ashpra janë rastet kur nuk ka prova, për të sugjestionuar gjykatën, për të krijuar përshtypje në popull që ky është standardi. Nuk u paraqit asnjë provë. Nuk u mundësua të kishim një provë të vetme. Nuk na u dhanë pajisjet që pretendohet të jetë bërë incizimi. I kemi kërkuar pajisjet dhe në hetimet parapake, na janë refuzuar. S’kemi të dhëna, si u gjetën kush i mori, si u aplikuan. Nuk na u dha mundësia të njiheshin me provën kryesore, pagesën e dëshmitarit.
Nuk u lejuam të pyesim asnjë nga dëshmitarë. Abdyl Rama dëshmitari kyç nuk na u soll në proces. Dëshmia e tij ishte e rreme, kemi 5 muaj që kemi bërë kallëzim për dëshmi të rreme, ka ndryshuar dëshminë para oficerit të BKH-së në krye të një muaji.
Gjyzari tha se po përgatitet një padi për kryetaren e AMA-s.
Për ne është i pritshëm, sa kohë gjykata ka rrëzuar kërkesat elementare për marrjen e provave për kryerjen e akteve të eksperimentimit mbi aktet që kemi pretenduar, apo pajisjet e pretenduara të përgjimit. Vendimi është i paragjykuar.
Kryesuesi i trupit gjykues e drejton sikur merr urdhra nga prokurori. Po i dha leje ai të administrojë akte e bën.
Po të kujtojnë dhe rastin e djeshëm, nën presionin e gazetarëve dhe mediave të caktuara pranë kryeministrit që siç e kanë thënë dhe vendimet e Strasburgut, që duke u sjellë në mënyrë të tillë, duke nxitur intolerancën, ndikojnë te vendimi i gjykatës dhe perceptimi i popullit.
Dje kishim një nga rastet më flagrante në një emision, ku një aktor që thirret për të dhënë opinione arriti të godiste një nga përfaqësuesit e Belerit.
Kryetares së AMA-s i jemi drejtuar disa herë, në një rast ka marrë masa qortuese për një moderator dhe një emision. Jemi duke përgatitur kallëzim për kryetaren e AMA-s për këto raste.



