Një person i armatosur nuk i ndalon policisë, përplas disa mjete me makinë/ Dy të plagosur në Tiranë

Një person i armatosur nuk i ndalon policisë, përplas disa mjete me makinë/ Dy të plagosur në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme, në Tiranë, pasi një i dyshuar i cili lëvizte me armë zjarri me vete, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përplasur me makinë disa mjete të tjera. 

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe një motomjet. 

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit, ndërkohë që gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy