Lojërat Olimpike do të vazhdojnë edhe nën një gjendje të jashtëzakonshme

Lojërat Olimpike do të vazhdojnë edhe nën një gjendje të jashtëzakonshme

Lojërat Olimpike të kësaj vere do të zhvillohet edhe nëse Tokio mbetet në gjendje emergjence, kështu ka deklaruar nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar John Coates.

Me rritjen e rasteve të koronavirusit në Japoni, ka pasur shqetësime në rritje rreth Lojërave që po zhvillohen.

Tokio është një nga nëntë prefekturat në vend nën gjendje të jashtëzakonshme deri të paktën më 31 maj.

"Të gjitha planet që kemi për të mbrojtur sigurinë e atletëve dhe popullit të Japonisë bazohen në rrethanat më të këqija të mundshme, kështu që përgjigjja nëse Lojërat mund të zhvillohen gjatë një gjendje të jashtëzakonshme është absolutisht po. Këshillat që kemi marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të gjitha këshillat shkencore i kemi përshkruar në playbook, të gjitha ato masa janë për të siguruar një Lojë të sigurt për sa i përket shëndetit”, shton Coates.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy