
Polonia ka vendosur disa sanksione të tjera që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e hyrjes për 35 kompani ruse dhe 15 persona.
Këtë lajm e ka raportuar agjencia e lajmeve Bloomberg, duke cituar një konferencë për shtyp të ministrit të Brendshëm Mariusz Kaminski.
Qëllimi i sanksioneve është të kufizojnë mundësitë e financimit të luftës në Ukrainë nga subjektet ekonomike që veprojnë në Poloni.



