21 raste të reja me COVID vetëm në Tiranë, 13 mjekë dhe pacientë në QSUT, i infektoi një infermiere (VIDEO)

21 raste të reja me COVID vetëm në Tiranë, 13 mjekë dhe pacientë në QSUT, i infektoi një infermiere (VIDEO)

21 raste të reja me Covid-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 1050 persona, prej tyre 205 janë raste aktive.

Lajmi është konfirmuar nga Dr.Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se ndër rastet e reja 13 të prekur janë personel shëndetësor dhe pacientë në QSUT, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Beqo tha se prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.

Sipas asaj, vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive”, tha ajo.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Beqo tha se deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

COVID-19 – Statistika  (27 Maj 2020)

Testime totale                         15094

Testime molekulare               13768

Testime serologjike                1326

Raste pozitive                          1050

Raste të shëruara                    812

Raste Aktive                             205

Humbje jete                             33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike

Tiranë           101

Durrës           51

Krujë             23

Shkodër         12

Kamëz            9

Berat              6

Fier                 2

Korçë             1

Apeli: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy