Duel gjigantësh për kurorën e kampionit të botës në shah

Duel gjigantësh për kurorën e kampionit të botës në shah

Dueli për titullin kampion bote në shah do të fillojë sot në Nju Jork mes kampionit në fuqi, norvegjezit Magnus Carlsen dhe pretendentit rus, Sergei Kariakin.

Të dy të lindur në prag të shpërbërjes të Bashkimit Sovjetik, njëri përfaqësues i shkollës perëndimore, tjetri i traditës ruse, do të përballen në një duel me aromën e Luftës së Ftohtë në sfondin e tensioneve mes rusëve dhe perëndimorëve.

Kampionati nuk është pa kujtime, në gjitha dimensionet e ruajtura, ai i vitit 1972, gjatë Luftës së Ftohtë, i quajtur “ndeshja e shekullit” gjatë të cilit sovjetiku, Boris Spaski kishte humbur kundër maestros së madh ekscentrik, amerikanit, Bobi Fisher.

Magnus Carlsen, i cili fitoi titullin kampion bote në shah në vitin 2014, do të mbrojë titullin duke nisur nga ora 18:00 GMT kundër lojtarit rus.

Dy lojtarët janë respektivisht 26 dhe 25 vjeç.

Gjatë 12 ndeshjeve të parashikuara për këtë kompeticion, lojtarë fitojnë një pikë në rast fitoreje dhe 0,5 pikë në rast remi. I pari që arrin 6,5 pikë shpallet fitues i kampionatit.

Nëse ka barazim pas 12 ndeshjeve, ndeshje të reja do të organizohen.

Nëse Carlsen vlerësohet tek bookmakerssat, Kariakin, i cili trajnohet gjashtë orë në ditë, ka të gjitha mundësitë për të fituar këtë turne si dhe 600 000 euro.

Humbësi do të kënaqet me 400 000 euro.

Ndeshja zhvillohet dy ditë pas tërmetit politik që është zgjedhja e Donald Trump në presidencën e SHBA-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy