Përpos shqetësimeve që lidhen me sigurinë dhe privatësinë, tashmë po shtrohet pyetja “nëse vetpërmirësimi i Inteligjencës Artificiale do t’i japë fund njerëzimit?” Për disa mund të jetë një pyetje e ekzagjeruar, por mbetet kritike dhe realiste për personalitete të njohura në fushën e shkencës dhe teknologjisë.
I fundit që u bashkohet zërave të atyre që kërkojnë një shkëputje nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale përpara se të jetë shumë vonë, është ish-CEO i “Google” Eric Schmidt.Së fundmi, edhe studiuesi mbi sigurinë e Inteligjencës Artificiale, njëkohësisht drejtor i Laboratorit të Sigurisë Kibernetike në Universitetin e Louisville, Roman, tregoi se e ashtuquajtura Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale (AGI) nuk kufizohet tashmë në një kornizë kohore specifike.
Mjafton të kesh mjaftueshëm para për të blerë fuqi kompjuterike dhe një qendër të dhënash. “Kur sistemi mund të vetpërmirësohet, ne duhet të mendojmë seriozisht për ta shkëputur atë. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Do të jetë shumë e vështirë për të ruajtur këtë ekuilibër”, shprehet ai.
Vlen të theksojmë që bëhet fjalë për një inteligjencë që tejkalon aftësitë njohëse njerëzore në një gamë të gjerë detyrash konjitive. Për dallim nga Inteligjenca Artificiale që kufizohet në detyra specifike, Superinteligjenca Artificiale, e cila i referohet AGI-së, tejkalon edhe aftësitë konjitive njerëzore. CEO i OpenAI Sam Altman dhe Dario Amodei i “Anthropic” parashikojnë se AGI do të arrihet brenda tre viteve të ardhshme, duke prezantuar sisteme të fuqishme Inteligjence Artificiale që tejkalojnë aftësitë konjitive njerëzore në disa detyra.
Ndërsa Sam Altman beson se AGI do të arrihet me harduerin aktual më shpejt se sa pritej, ish-CEO i Google, Eric Schmidt thotë se duhet të konsiderojmë mundësinë që ta shkëpusim zhvillimin e inteligjencës artiticiale para se të arrijë vetpërmirësimin.
Ndërsa u shfaq në një intervistë të fundit me rrjetin televiziv amerikan (ABC News), ish-CEO tha: “Komentet e Schmidt mbi përparimin e shpejtë të AI shfaqen në një periudhë kritike kur disa raporte tregojnë se OpenAI mund të ketë arritur tashmë AGI-në pas lançimit të ‘o1 reasoning model’ me disponueshmëri më të gjerë”.
CEO i OpenAI Sam Altman tregoi më tej se superinteligjenca mund të jetë vetëm mijëra ditë larg.
Sam Altman parashikon që pas 2025-ës të ketë një vazhdimësi të zhvillimit midis AGI dhe superinteligjencës, që paraqet agjentë të AI dhe sisteme AI që i tejkalojnë njerëzit në shumicën e detyrave. Me fjalë të tjera ai beson se do të ketë kompjutera që mund të funksionojnë si autonomë dhe të vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë.



