Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik me Covid

Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve në rrezik me Covid

Gjermania ka larguar Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pasi situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.

Në të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch thuhet se Shqipëria nuk është tashmë vend në rrezik me COVID-19.

Përmes kësaj deklarate, u bë me dije se Shqipëria ishte në listën e vendeve që kanë paraqitur rrezik të paktën në 10 ditët e fundit por tanimë, rreziku nga pandemia COVID është më i ulët dhe situata nuk është problematike.

Ndërkohë që Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga janari.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 maji. Ndërkaq në listën e vendeve me rrezik të lartë janë Egjipti, Andora dhe Argjentina.

Fakti që Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe u bë me dije edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila raportoi një incidencë infektimi 27 raste për 100 mijë banorë dhe rënie të numrit të pacientëve në spitale.

Për qytetarët të cilët udhëtojnë drejt Gjermanisë është e nevojshme paraqitja e një testi negative PCR, por që hiqet karantina e detyrueshme 10 ditore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy