Tjetërsimi i pronave, Hoxha: SPAK një seri dosjesh në hetim nga Saranda në Velipojë, të përfshirë zyrtarë të korruptuar
Gazetari Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për goditjet e SPAK lidhur me tjetërsimin e pronave ku rasti i fundit është ai në Durrës.
Ai tha se SPAK ka një seri dosjesh që ka të bëjë me trojet nga Saranda në Velipojë, me sipërfaqe të mëdha në këto zona, ndërsa sqaroi se strategjia e SPAK është se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se përveç vjedhjes së pronës, falsifikimit të dokumentave ka rezultuar të jenë përfshirë politikanë, zyrtarë të korruptuar.
"Sipërfaqja e cila është zbuluar në Durrës e tjetërsuar është shumë e madhe 448 mijë metër katror pra është një sipërfaqe që dhe pyll të ishte është shumë dhe ndodhet afër universitetit në Durrës. Aftësia e atyre që e kanë bërë këtë skenë së pari kanë zbuluar se është pronë shtetërore dhe duke shfrytëzuar faktin se ishin zyrtarë të hipotekës së Durrësit kanë ndjekur procedurën që kjo pronë të kthehet nga tokë shtetërore në pronë private dhe më pas ajo është shitur dhe tjetërsuar për tu investuar.
Është sipërfaqe e madhe dhe është një shenjë pozitive që prokuroritë kanë vendosur ti japin këto letra. Di që SPAK ka një seri dosjesh që ka të bëjë me trojet nga Saranda në Velipojë, sidomos me sipërfaqe të mëdha në këto zona. Në kontaktin e fundit me drejtues të SPAK strategjia e tyre është se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se përveç vjedhjes së pronës, falsifikimit të dokumentave ka rezultuar të jenë përfshirë politikanë, zyrtarë të korruptuar.
SPAK ka justifikim pse e kanë vonuar deri tani sepse nuk kanë ekspertë për të ndjekur krime të tilla sepse këto krime kanë nevojë për ekspertë që njohin financat, legjislacionin dhe dokumentacionin dhe kjo gjë e ka vonuar SPAK të avancojë në këtë fushë. Një nga prioritet që i është kërkuar SPAK nga mbështetësit e tij kryesor SHBA dhe BE është pikërisht hetimi me trojet dhe pronat sepse ky është dhe një nga kushtet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE", tha Hoxha
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.