Këlcyra dhe Bularati festojnë “Jo-në” greke (VIDEO)

Këlcyra dhe Bularati festojnë “Jo-në” greke (VIDEO)

Flamujt dhe veshja tradicionale kanë shënjuar festën kombëtare të “Jo-së”, greke, e njohur ndryshe si refuzimi që shteti helen i ka bërë Italisë për ta pushtuar pa rezistencë.

Në 81-vjetorin e përkujtimit të kësaj feste, fillimisht në Grykën e Këlcyrës u mbajt mesha në Manastir, për të vijuar më pas me vendosjen e kurorave me lule në varrezat ku prehen eshtrat e 650 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941.

Në Këlcyrë, prezentë ishin ambasadorja greke, Sofia Filipidhu, konsulli grek i Gjirokastrës, Dimitris Saharidis, zv ministri i jashtëm grek Andreas Kasanjotis, si dhe deputetet minoritarë të Kuvendit të Shqipërisë,  Vangjel Dule dhe Niko Kuris deputet i PS për Sarandën.

Ceremonia ka vijuar më tej në fshatin Bularat, ku përfaqësues të autoriteteve greke dhe shqiptare kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.

Festa kombëtare e “JO-së” greke ndaj Italisë, përkon edhe me 3 vjetorin e vdekjes së të riut Konstantinos Katsifas, i cili është përkujtuar gjithashtu nga të pranishmit, teksa socialisti Nikos Kuris ndezi një qiri në varrin e Katsifas.

Por babai i Katcifas nuk është ndjerë mirë gjatë cermonisë, teksa është nisur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Vetë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kërkuar nga autoritetet shqiptare, zbardhjen e  plotë të “vetëvrasjes” së të riut Konstandino Katcifas, teksa ngriti dyshime mbi punën e Policisë.

Më herët Policia ngriti postblloqe në disa akse rrugore për të ruajtur rendin, ndërsa pikat kufitare i janë nënshtruar kontrolleve intensive për çdo udhëtar që futej në tokën shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy