Avokati Redon Meksi në MCN Live për komentoi paraqitjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në Spak për të cilin u shpreh se nuk sheh asgjë interesante për aq kohë sa për shkak të postit që ka mbajtur ka dijeni për çështjen CEZ-DIA dhe është marrë në pyetje. Duke folur për SPAK ia tha se është më keq se në fillim dhe se po punon me dopio standard.
Në rastin konkret është një person me një pozicion të caktuar në administratë që po merret në pyetje për atë që ka dijeni për shkka dhe të postit që ka mbajtur në atë kohë. Ndërsa për pjesën e SPAK po e shoh më keq se çka qenë në fillim, po shoh një dopio standard mënyrën se si po heton dhe punon SPAK dhe GJKKO. Berisha ka ndërhyrë tu mbushë mendjen deputetëve për të votuar një ligj, absurde tani ti po akuzon bërshen për një ligj parlamentar të votuar nga deputetët. Po flasim për ndikim të paligjshëm, ku afatet kanë kaluar, jemi 15 vjet mbrapa dhe është absurde kjo për të cilën akuzohet. Ndërkohë që qeveria nuk po konsiderohet i gjithë si grup i strukturuar kur shumë prej tyre po hanë dardhë pas kurrizit.
Ndërsa sa i përket vetingut në politikë të kërkuar nga Basha, Meksi tha se po kërkojnë të edukojnë qytetarin nga sipër kur nuk respektojnë as normat bazë të demokracisë.
Nuk ka demokraci pa procedurë, po ju nuk keni pasur as procedurë dhe asnjë rregullore të brendshme. Si kjo puna e vetingut edhe më herët Basha na bënte propozime të mëdha ku kërkonte të mbyllte listat, ndërsa tani që është kryetar i një partie të dobët kërkon lista të hapura. Një shprehje e urtë e popullit thotë, një mulli që s’ka bluar kurrë nuk mund të bluajë me dy pika shurrë.



