
Me shpresë që të jetë gjithmonë përpara armikut, Ushtria Amerikane është duke testuar disa veshje të cilat u japin ushtarëve aftësi mbinjerëzore.
Këto veshje përdorin inteligjencë artificiale për të ofruar fuqi shtesë tek ushtarët, duke i lejuar ata që të mbajnë ngarkesa edhe më të rënda se zakonisht.
Testet e hershme tregojnë se këto veshje kanë rritur kualitetin e ushtarëve prej 2 deri në 27 herë.
Nuk është e qartë se kur, ose nëse, Ushtria Amerikane planifikon t’i lansojë këto veshje për të gjithë ushtarët.
Veshjet, e quajtura “Fortis”, janë krijuar nga ekspertët në Lockheed Martin dhe janë duke u testuar me ushtarët në Virgjinia.



