Sulmuesi i Strasburgut Cherif Chektut i kishte premtuar besnikëri ISIS

Sulmuesi i Strasburgut Cherif Chektut i kishte premtuar besnikëri ISIS

Sulmuesi që vrau pesë njerëz pranë një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg, kishte premtuar besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS) gjatë një video, thonë raportet.

Video është gjetur në një USB që i përket Cherif Chektut, tha burime gjyqësore për agjencinë e lajmeve AFP.

29-vjeçari Chekatt u qëllua për vdekje nga policia pas një aksioni që zgjati dy ditë.

ISIS tha se ishte një nga "ushtarët" e tyre pas sulmit të 11 dhjetorit, por ministri francez i Brendshëm Christophe Castaner hodhi dyshim mbi këtë pretendim.

Agjencia e lajmeve e grupit islamik Amaq tha se Çekatt kishte "kryer operacionin në përgjigje të thirrjeve për të sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit" duke luftuar militantët e saj në Siri dhe Irak.

Chekatt kishte lindur në Strasburg dhe ishte i njohur tashmë për shërbimet e sigurisë.

Ai ishte në listën mbikqyrëse të "listës S" të njerëzve që paraqesin një kërcënim potencial për sigurinë kombëtare.

Ai kishte 27 dënime për krime, duke përfshirë grabitje që përfshinë Francën, Gjermaninë dhe Zvicrën, dhe kishte shpenzuar kohë të konsiderueshme në burg.

Chekatt u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në zonën e Neudorf dhe u identifikua më vonë përmes gjurmëve të gishtave të tij.

Zyrtarët gjetën një armë të vjetër, disa municione dhe një thikë në trupin e tij.

Shtatë persona u arrestuan fillimisht në lidhje me sulmin. Prindërit e Chekatatit dhe dy vëllezërit e tij ishin midis atyre që u ndaluan, por që u liruan më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy