Basha: 5-fishohet sipërfaqja e mbjellë me drogë në Shqipëri

Basha: 5-fishohet sipërfaqja e mbjellë me drogë në Shqipëri

Duke iu referuar të dhënave nga autoritetet italiane, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se sipërfaqja e mbjellë me drogë në Shqipëri është 5-fishuar.

Kryedemokrati tha se vendi është kthyer në hambarin e prodhimit të drogës në Europë ndërsa shtoi se ky fenomen rrezikon stabilitetin e rajonit .

"Opozita është e informuar zyrtarisht nga autoritetet se pas vrojtimit të 17% të territorit, rezulton 5-fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë. Sipërfaqja është rritur nga 42.7 hektar në 213.7 hektar hektar të mbjellë këtë vit. 13.8% e territorit nuk ka arritur të vrojtuar. Në këtë territor të vrojtuar, nuk është vrojtuar cikli i parë i farës vietnameze, ndërkohë që vrojtimi nga ajri ka nisur javën e tretë.

Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetra ton drogë që kanë ardhur nga Shqipëria e janë kapur, por policia shqiptare tha se ka asgjësuar 99.8%. Shqipëria është hambari më i madh i drogës në Europë.

Kërkuam monitorim nga ajri, për të nisur parandalimin, por Rama e Tahiri në vend që të vepronin u tallën e sulmuan opozitën.Në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar por veç fukarenjve që punojnë si skllevër në arat e kanabisit. Qytetarët denoncuan çdo ditë, por qeveria kishte për synim të sulmonte prokurorët e guximshëm që iu kundërvunë drogës që të pengonin operacionin" është shprehur Basha.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy