
Finalja e sotmë në Conference League që mbahet sot në “Air Albania”, në mes “Romës” dhe “Feyenoord” është sot në syrin e tërë botës dashamirëse të sportit dhe jo vetëm.
Artur Lekbello, ish-portieri i Partizanit, i ftuar në emisionin e sotëm në “MCN live”, risolli në kujtesë vitin e largët 1991, kur teksa mbronte ngjyrat e Partizanit në ndeshjen me ekipin e Feyenoordit, skuadra nga Roterdami arriti të shënonte vetëm një gol.
Që nga ajo ndeshje, ish-portieri respektohet shumë nga skuadra holandeze.
Padyshim që Feyenoord rikthehet në Tiranë për finalen e Conference League kundër Romës dhe rrethanat janë krejt ndryshe nga 1991. Në këtë vizitë të dytë, ata dje më kanë dhuruar një fanellë të Feyenoord-it të firmosur nga lojtarët.
Por për Lekbellon, kush do të jetë triumfuesi i kësaj nate?
Feyenoordi është një skuadër kompetitive, skuadër që bën futboll atletik që dukshëm do ti nxjerri probleme trajnerit Maurinjo, dhe do ta vështirësoj Romën.
Roma ka Maurinjon, që njihet si trajner i finales, sepse dihet që finalet i luajnë trajnerët.
Roma ka emër, por Feyenoordi, ka më shumë triofe të fituara gjatë karrierës së tij.
Ish-sportisti Lekbello, thotë se droja më e madhe mbeten tifozët e ekipit të Roterdamit, të cilët njihen për incidente në shuëm ndeshje.
Unë dua një fair-play, por problemi është jashtë katërkëndëshit të fushës. Janë tifozët e Romës, që duken si të moderuar, por që në fakt, edhe ata i kanë 70 ultras të vështirë, pastaj ekipi i Feyenoordit, që në vitin 2015 në Romë ka bërë dëme të jashtëzakonshme, duke prishur monumente të kulturës së Romës së lashtë.
Shpresoj që në këtë ndeshje, të mos kemi incidente.
Për Lekbellon, organizimi i finales së Conference League në Tiranë, do të thotë reklamim për para për vendin, në kohën kur sot të gjithë sytë janë drejtuar nga Shqipëria.



