Turqi, rreth 300 arrestime për terrorizëm në të gjithë vendin

Turqi, rreth 300 arrestime për terrorizëm në të gjithë vendin

Afro 300 anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste janë arrestuar gjatë pesë ditëve të fundit në një operacion që synon PKK në të gjithë Turqinë, njoftoi të martën Ministri i Drejtësisë Ali Yerlikaya.

“Gjatë operacioneve që kanë vazhduar prej pesë ditësh kundër PKK-së në 51 provinca, janë kapur 282 anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste”, tha ministri në X ndërsa dialogu i nisur nga qeveria me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit vazhdon me synimin për një armëpushim pas dekadash lufte guerile.

Gjashtëdhjetë prej këtyre arrestimeve u urdhëruan të martën në mëngjes, duke synuar ndër të tjera anëtarë të partisë kryesore pro-kurde DEM, pesëdhjetë e dy prej të cilëve u kryen, tha prokurori i Stambollit në një deklaratë.

Ministri i Brendshëm tha se ishte i vendosur për të çrrënjosur të gjitha format e terrorizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy