
Ka më shumë se një vit që kur Putin filloi të shkatërrojë Ukrainën dhe ai duket i vendosur të vazhdojë me gjakderdhjen dhe shkatërrimin e tij brutal. Lëvizja e tij e fundit, për transferimin e armëve bërthamore Bjellorusi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane.
Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes së tij në Këshillin e Energjisë BE-SHBA në Bruksel.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se retorika e Presidentit Putin gjatë vitit të kaluar, madje edhe para pushtimit, është në të vërtetë e rrezikshme dhe e pamatur.
Ne e kemi bërë të qartë se një luftë bërthamore nuk mund të bëhet kurrë.



