Xhadat- Projekti me miliona lekë zvarritet prej kohësh, institucionet “ping-pong” për përgjegjësitë (VIDEO)

Xhadat- Projekti me miliona lekë zvarritet prej kohësh, institucionet “ping-pong” për përgjegjësitë (VIDEO)

Në gusht të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me kërkesë të Bashkisë Dibër shpalli tenderin “Sistemimi i përroit të llixhave, Segmenti ura e pazarit llixha dhe rikualifikimi urban i zonës” me fond limit rreth 228 milionë lekë pa TVSH.

Në 16 nëntor 2020 nisën punimet në terren, të cilat sipas kontratës duhej të kishin përfunduar në 16 shtator 2021, por që në realitet po vazhdojnë ende.

Emisioni “Xhadat” udhëtoi drejt Dibrës për të parë se deri në ç’pikë kishin arritur punimet dhe përse ky projekt, ku janë investuar miliona lekë, nuk ka përfunduar në kohë.

Në terren ishin të pranishëm vetëm 3 punëtorë dhe njëri prej tyre deklaroi për “Xhadat” se ka mungesë të fuqisë punëtore për shkak të largimit të të rinjve në Angli, ndaj punimet nuk janë mbyllur ende.

1 vit e gjysmë ka që kanë nisur punimet. Ama, fuqi punëtore s’ka pasur, fuqia punëtore shkoi në Angli e gjitha”, u shpreh punëtori.

Ndërkohë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në një përgjigje për emisionin “Xhadat” tha se ndër të tjera kushtet atmosferike kanë sjellë pengesa në realizimin e projektit dhe se ka pasur problematika me banorët e zonës të cilat duhej të ishin zgjidhur nga Bashkia e Dibrës, sipas marrëveshjes së investimit.

“Xhadat” tentoi të merrte disa herë një përgjigje edhe nga Bashkia e Dibrës, duke ju drejtuar edhe drejtorit të urbanistikës, por ky i fundit refuzoi të jepte sqarime. Kështu, “Xhadat” bëri një përpjekje të fundit, por Bashkia e Dibrës nuk dha asnjë arsye të qartë pse projekti nuk ka përfunduar në kohë.

Më tej, “Xhadat” ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë Bean Shpk, e cila u shpall fituese e tenderit.

Kjo kompani e mohoi mungesën e fuqisë punëtore, ndërsa sa i përket pagesave për punimet e kryera la të nënkuptohet se dokumentet janë dorëzuar, por nuk është bërë ende kalimi i parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy