Martesat me minorene/ Balili: Në Shqipëri të rritet mosha për marrëdhënie deri në 18 vjeç, të rregullohet me ligj!

Martesat me minorene/ Balili: Në Shqipëri të rritet mosha për marrëdhënie deri në 18 vjeç, të rregullohet me ligj!

Rastet ekstreme sociale në Shqipëri dhe abuzimet e formave të ndryshme janë shtuar në masë në vend.

Gjinekologu Shkëlqim Balili, shpreh shqetësimin se marrëdhëniet me minorene duhet ndaluar me ligj.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, gjinekologu Balili thotë se me ligj duhet ndaluar marrëdhënia me te mitura. Sipas tij, këto janë raste alarmante që s’duhet rregulluar me ligj.

Të gjithë njerëzit e përparuar duhet ngritur në këmbë për të ndryshuar një ligj i cili është i pakuptimtë dhe nuk përputhet me normat dhe moralin e shoqërisë shqiptare.

Nuk mundet një vajzë 12-14 vjeç, të bëj marrëdhënie seksuale. Ky është një ligj që duhet të ndryshojë me patjetër.

Të rritet mosha deri 18 vjeç, sepse sipas ligjit, mesa kam dëgjuar thuhet që 14 vjeç mund të hysh në një marrëdhënie seksuale.

Për gjinekologun Balili, pjekuria seksuale e një minorene është e papranueshme të shfrytëzohet dhe se edukimi seksual duhet të nis që në moshën 2 vjeç.

Vajzat dhe gratë kanë disa faza në zhvillimin shoqëror, është fëmijëria, puberteti, adoleshenca, është faza e jeta e riprodhimit, deri te menopauza.

Puberteti është faza e veçantë e jetës dhe bën zhvillimin dhe kalimin nga fëmijë në të rritur. Të hysh në një marrëdhënie kaq të re, quhet përdhunim, është e papranueshme që një 12 vjeçare të shkoj më një 42 vjeçar.

Çelësi i suksesit është vet familja. Edukimi i tyre bëhet që në lindje, edukimi seksual fillon që nga mosha 2 vjeç. Fëmijët duhet ti ruajmë nga shoqëria.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy