“Deklaratat e ministres janë dëshpëruese!” Kalaja: S’mund të nisë puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, çështja nën hetim

“Deklaratat e ministres janë dëshpëruese!” Kalaja: S’mund të nisë puna për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, çështja nën hetim

Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja i konsideroi si dëshpëruese deklaratat e ministres Margariti, e cila u shpreh se brenda vitit do të nisë puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kalaja thekson se nuk mund të nisë puna në një kohë kur çështja është nën hetim dhe kemi 9 kallëzime penale.

Unë i shikoj si deklarata dëshpëruese. Është avazi i vjetër që ka filluar pas shembjes së teatrit, se do t’i fillojmë sot apo pas një muaji. Për teatrin kemi 9 kallëzime penale, ku përfshihen ligji special, VKM-ja për Ligjin Special, VKM për transferimin e pronës, vendimi i Këshillit Bashkiak që kanë konsideruar nga ne si konsumimi i veprave penale, nga kryeministri Rama, kryetari i bashkisë Veliaj, ish-ministrja Kumbaro dhe ministrja aktuale e Kulturës Margariti. Është e pamundur të fillojë ndërtimi kur çështja është në hetim. Ndërkohë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka shpallur antikushtetues VKM-në për transferimin e pronës. Ligji parashikon kthimin në gjendjen e mëparshme. Prona, jo trualli, sepse ka një kakofoni për ta devijuar çështjen, ajo që ishte në 7 maj një ditë para se të dilte VKM-ja duhet të kthehet te Ministria e Kulturës që ishte pronare”.

Kalaja sjell në vëmendje që gjykata ia ka hequr pronësinë bashkisë dhe ia ka kthyer Ministrisë së Kulturës, duke theksuar se mosekzekutimet e vendimeve përbëjnë vepër penale.

Çfarë ka ndodhur në këto dy vite? Ndërkohë që prona kaloi te bashkia, ku qëllimi ishte jo vetëm shembja dhe ndërtimi i kullave, por edhe heqja e emrit kombëtar, për ta trajtuar si pronë lokale. Kemi një vendim të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që ka miratuar shtesë fondi që ishte 48 milionë euro, më i madh se ai i parashikuar në Ligjin Special. Gjykata Kushtetuese ia ka hequr pronësinë bashkisë dhe ia ka kthyer Ministrisë së Kulturës. Ministria e ka marrë në dorëzim? Mosekzekutimi i vendimit përbën vepër penale. Kjo gjë na detyroi t’i drejtoheshin SPAK-ut për të gjithë drejtuesit që s’kishin marrë hapa për ndërmarrjen e vendimit. Jemi para faktit që Prokuroria ka regjistruar edhe procedimin penal për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Leja është dhënë për Ministrinë e Kulturës apo bashkinë, fondi do jepet për Ministrinë e Kulturës apo bashkinë. Janë reagime dëshpëruese, ministrja Margariti e di që s’mund të fillojë punimet pa një vendim të gjykatës. SPAK-u ka në hetim edhe kallëzimin e KLSH. Punën e SPAK-ut e kemi parë shumë apatike, të fjetur. Aq më tepër duke mos pranuar as kërkesat tona për marrjen e sekuestros preventive”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy