
Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates ka vendosur që të dhurojë 10 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri. Njoftimin e ka bërë vetë milioneri amerikan disa ditë më parë.
Gjysma e kësaj shume do të do të shkojë në Kinë, kurse gjysma tjetër në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë.
"Shuma do të shpenzohet për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në linjë të parë në Kinë dhe Afrikë që po luftojnë që të pengojnë përhapjen e virusit të ri", shkruhet në një deklaratë nga fondacioni.



