Policia e Bostonit ka zbuluar një sasi prej 20 milionë dollarësh të fshehura nën dyshek, gjatë një hetimi për një rast të pastrimit të parave.
Fotoja e parave të vendosura nën kornizën e dyshekut u shpërnda nga zyra e prokurorit në Boston, pasi agjentët i gjetën paratë në një apartament në Westborough, Massachusetts.
Hetimet mbi rastin e një mashtrimi global me vlerë 3 miliard dollarë i çuan agjentët në shtëpinë e një braziliani.
28-vjeçari Cleber Rene Rizerio Rocha është tani nën akuzë për tentativë pastrimi parash.
Hetuesit po investigonin në rastin e “TelexFree Inc”, një kompani me bazë në Marlborough, Massachusetts, e cila dyshohet se ka shërbyer si skemë piramidale.
Agjentët federalë i kanë kontrolluar zyrat e kësaj kompanie në vitin 2014 dhe dy prej themeluesve të saj u vunë nën akuzë.
Njëri prej tyre, Carlos Wanzeler, dyshohet se ia doli të kthehej në Brazil nga ku nuk ka udhëtuar më drejt SHBA-ve.
Ndërsa tjetri, James Merrill, ish-shef ekzekutiv i kompanisë, u shpall fajtor në tetor dhe pritet që dënimi të jepet brenda pak javësh.



