Nuk ka hapje negociatash, Hahn: Na duhet më shumë kohë. Reagon Rama: Shqipëria po reziston

Nuk ka hapje negociatash, Hahn: Na duhet më shumë kohë. Reagon Rama: Shqipëria po reziston

Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë. Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, tha sot se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë. Hahn tha se disa vende janë skeptike në lidhje me këtë vendim dhe kërkojnë kohë.

Holanda, Gjermania, Franca e Danimarka janë skeptike, kërkojnë shtyrje. Duan më shumë kohë për të parë raportin e KE-së. Mund ta shikoni Shqipërinë dhe të shqetësoheni për krizën politike në vend. Shpresojmë që deri në tetor të ndryshojë mendimi i disa shteteve për Shqipërinë", tha Hahn.

Komisioneri për Zgjerimin u shpreh se vlerësimet bazohen në meritat individuale të shteteve aspirante, megjithatë gjithçka shtyhet për në vjeshtë. 

"Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave. Nuk është arritur të merret këtë verë. Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre”, tha ai.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe kryeministri Rama.  Në një status në rrjetet sociale, Rama shprehet se pavarësisht tentativave për të bllokuar rrugën europiane, Shqipëria po reziston.

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston. Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin te kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 qershor”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy