
Rënia e dëshirës seksuale është problem i zakonshëm në disa çifte, veçanërisht ata që kanë shumë vite bashkë. Një studim i kryer nga seksologët australianë argumenton se puna shtesë që gratë duhet të bëjnë shpesh në shtëpi mund të jetë shkaku i problemit.
Jo më thjesht një rënie fiziologjike e libidos për të cilën shpesh janë “fajësuar” femrat, por një ngarkesë shtesë orësh pune, qoftë edhe “mendore”, që shqetësojnë organizimin e familjes dhe që shuajnë entuziazmin në krevat. Këto janë detyra që shpesh i shtohen punës së përditshme me pagesë, por nuk janë më thjesht "larja e enëve" dhe "rregullimi i shtretërve" klasike, por edhe të menduarit për blerjet, nxjerrjen e qenit, ndihmën e fëmijëve në detyrat e shtëpisë, shoqërimi në pishinë apo organizimi i festave të ditëlindjeve etj.
Hulumtimi, i botuar në Journal of Sex Research, analizoi përgjigjet e 299 grave australiane midis moshës 18 dhe 39 vjeç ndaj një pyetësori në internet që mat faktorët e marrëdhënieve dhe dimensionet e dëshirës seksuale.
Nuk është mërzi, është lodhje
Rezultatet treguan se gratë në marrëdhënie të barabarta (përsa i përket punëve të shtëpisë dhe ngarkesës mendore) ishin më të kënaqura me partnerët e tyre dhe, për rrjedhojë, kishin më shumë dëshirë seksuale sesa gratë në marrëdhënie 'të pabarabarta', të cilat pësuan një rënie të libidos (pavarësisht moshës së re të pjesëmarrësve). Grupi në të cilin partneri bënte më shumë punët e shtëpisë u zbulua se ishte shumë i vogël për t'u vlerësuar. Rezultate të ngjashme u gjetën edhe te çiftet homoseksuale.



