KLSH alarmon: Shqiptarët konsumojnë midhje të pakontrolluara (VIDEO)

KLSH alarmon: Shqiptarët konsumojnë midhje të pakontrolluara (VIDEO)

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë përfundime trishtuese nga auditimi që ka kryer në vitin 2019 në sektorin e peshkimit dhe të akuakulturës në Shqipëri. Problemet kanë rezultuar duke filluar që nga fakti që Ministria e Bujqësisë ka dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor dhe ligji i Akuakulturës i 2016-ës ende nuk ka gjetur zbatim.

Duke kaluar tek siguria ushqimore, në raportin e KLSH-së thuhet se “Qendra e grumbullimit të midhjes në Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për certifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll”, theksohet në raport.

Mirëpo, problemet nuk mbarojnë këtu. në raport thuhet se “ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshëm me ujë.”

Më tej nënvizohet se anijet e peshkimit nuk kanë pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik dhe mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, të paregjistruar dhe të parregulluar.

Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24 orë në 7 ditë, si rezultat inspektorët e peshkimit nuk mund të kontrollojnë peshkimin e paligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy