Zbardhet oferta e ditës së sotme që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Oferta është bërë në tryezën e Presidentit Nishani për zgjidhjen e krizës politike.
Kështu, burimet thonë se Rama i ka lëshuar Bashës postin e zv/kryeministrit, që aktualisht e mban Niko Peleshi.
Gjithashtu, ai është gati të lëshojë edhe disa ministri për PD-në, pa saktësuar numrin e tyre.
Por kryeministri kërkon që zgjedhjet të mbahen në datën kushtetuese, pra më 18 qershor raporton panorama.
Këtë ofertë Basha është duke e diskutuar me deputetët e PD-së në një mbledhje grupi dhe shumë shpejt do të dalë me një përgjigje.



