
Gazetari Andi Tela ka komentuar në emisionin Të Paekspzouarit në MCN TV për vdekjen e lojtarit të njohur Dwamena që humbi jetën në fushë.
Ai tha se ai ishte vërtete një lojtar shumë i mirë i kërkuar nga skuadra me emër, por shumë prej tyre pasi konstatuan problemet e tij me zemrën nuk e kanë lejuar që të luajë deri sa kanë përfunduar kontratën. Sipas tij, në momentin që ka ardhur në Shqipëri është kërkuar që të luajë te Partizani por duke njohur historikun e tij nuk u pranua.
Dwamena ishte super lojtar që në rini nga Gana erdhi në Evropë për të luajtur për red bull. Filloi të luajë shumë mirë, u bë lojtar shumë i kërkuar dhe kur ju rrit vlera si lojtar u kërkua në ekipin anglez në premier ligue. Dhe në testet mjekësore që i bënë mjekët atje sipas standardeve rezultoi se ai kishte problem të theksuar të zemrës dhe i thanë ti me ne nuk mund të firmosësh sepse nuk mbajnë përgjegjësi të marrim, paguajmë dhe të ndodhi ajo që ndodhi këtu në Shqipëri. E kërkuan në Spanjë, pagoi kartonin i caktuan rrogë të mirë luajti 2-3 ndeshje dhe pastaj nuk luajti më pas një episodi që pati në fushë duke shfaqur probleme me zemrën.
Nga atje shkoi në Danimarkë dhe përsëritet e njëjta histori ku nuk u lejua më të luajë. Papritur atje i ofrohet Shqipërisë dhe i ofrohet Partizanit, duke ditur gjithë historinë e tij të mëparshme nuk hynë në negociatë fare dhe ai pastaj gjeti rrugën te Egnatia dhe luajti atje dhe mbi të gjitha pa aparatin e tij të zemrës.



