
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, për rënien e euros thotë se leku ka qenë gjithnjë i fortë dhe nuk ka rënë ndonjëherë tatëpjetë.
Në një lidhje për studion e MCN Economy, ai deklaroi se leku ka qenë pothuajse i qëndrueshëm edhe prej politikës së Bankës tonë qendrore që i bën bankat e nivelit të dytë, 11 në total, që ta kenë më të vështirë të japin hua në euro apo dollarë.
Bankave të nivelit të dytë u bie më mirë të japin hua në lekë. Kjo bën që leku të qëndrojë i fortë. Për çmimet më të lira, po të kishim një raport të drejtë të kërkesë-ofertës, menjëherë do e ndjenim në momentin që euro bie.
Se ne importojmë 3 euro dhe eksportojmë 1. Nga prurjet e emigrantëve dhe shitja e fortë e euros në vendin tonë, pati një moment që euro ra edhe nën 113.
Me euron që kemi tani në nivelin 115.5, apo 116, nuk gjykoj se kemi një ulje të fortë të theksuar. Me këtë lekë të fortë duhet t’i kishim çmimet paksa më të ulëta, me aq sa zhvlerësohet euro në tregun e këmbimit aq duhet t’i kishim çmimet të ulura.
Kjo nuk ndodh se tregu nuk funksionon në bazë të raportit kërkesë-ofertë. Kam frikë se po nuk u bë një reformë totale, qeveria i ka përqendruar me një dorë me një inspektoriat të përgjithshëm.
Nuk kemi parë ndonjë dritë në fund të tunelit. Do të kërkojë shumë kohë që të monitorohen me kujdes veprimtarët në tregun e mallrave dhe shërbimeve.
Për tregun e karburanteve në Kosovë ne kemi një Autoritet Konkurrence të fuqishëm që ka vendosur dhe gjoba.
Autoriteti ynë i Konkurrencës ka bërë një hetim të thelluar por në fund nuk ka pasur në oligopol.
Sa i takon luhatjes së euros dhe ndikimin te eurobondi, Çoçoli tha se borxhin tonë publik e kemi të ekspozuar, për faktin se më shumë se 50% e tij është e marrë në valutë të huaj në euro.
Çoçoli shtoi se ne eurot mund ti bëjmë brenda vendit, por i shlyejmë tek kreditorët i kemi jashtë vendit dhe se nuk është se eurobond që e blejmë brenda Shqipërisë.
Kemi 10 vjet që euron e kemi të nënçmuar, në raport me lekun vlen më pak në tregun vendas se në tregjet ndërkombëtare.
Duke qenë më pak e vlerësuar, ne na intereson kur paguajmë borxhin jashtë dhe sa herë që kryejmë pagesat, për faktin që leku është i mbiçmuar.
E shlyen këstin me më pak kosto, por kjo nuk prek qytetarin, është për llogari të qeverisë.



