Komuniteti rom në Durrës, banorja: Jetojmë duke lypur, qeveria të vërë dorë se po vuajmë (VIDEO)

Komuniteti rom në Durrës, banorja: Jetojmë duke lypur, qeveria të vërë dorë se po vuajmë (VIDEO)

Jeta e komunitetit rom në Durrës, në zonën e Shkozetit ku jetojnë rreth 50 familje paraqitet me vështirësi të shumta, për shkak të mungesës së mbështetjes.

Njëra nga banoret e këtij komuniteti, kërkoi që të vihet dora në zemër pasi janë lënë pas dore dhe nuk ka ardhur askush që t’i shikojë.

Duke folur për mikrofonin e MCN Tv, një 67-vjeçare e këtij komuniteti, deklaroi se nuk kanë as shtëpi dhe asgjë.

Duhet të vënë dorë për komunitetin tonë. Kemi 25-26 vjet që jetojmë, shkojmë për kanaçe, bidona, dalim lypim. As ndihmë asgjë nga shteti nuk marrim.

Pension nuk kam, jam e sëmurë me zemër, me tension do shkoj të lypë dhe të mbledh kanaçe që të blej ilaçet. Banesat janë dëmtuar shumë nga tërmeti se kanë që në kohën e Enverit.

Nuk jetojmë dot këtu, jetojmë me frikë. Bashkia tha se nuk keni dokumente për këtë banesë dhe nuk ndërtohet, pavarësisht se kemi 25 vjet që jetojmë.

Kanë ardhur që nga votimet, por na gënjejnë, jo do rregullojmë shtëpitë, jo do ju japim shtëpi, po asgjë s’kanë bërë, kanë një vit kanë ardhur.

Kemi shkuar të gjithë si rom te bashkia kur ra tërmeti, por nuk kanë vënë dorë asnjë.

Jam 67 vjeç, s’kam as pension dhe asgjë. Mua më takon ndonjë pension nga qeveria po më dha, po s’më dha do dal të lypë nëpër kanaçe dhe bidona.

Nuk kanë ardhur njëherë të shikojnë si jetojmë ne këtu, as kafsha nuk jeton kështu.

Këtu jetojmë vetëm me kanaçe dhe bidonë gjithë romët këtu, vetëm me lypje. Bereqaves qeverisë që nuk na luan që hamë bukë dhe jetojmë.

I lutemi shumë qeverisë të vërë dorën për ne romët, se po vuajmë pa masë.

Ndërkohë nga 10 të arsimuar të komunitetit rom, rezulton se vetëm një është i punësuar, për shkak se ndihen të diskriminuar dhe kjo është arsyeja pse heqin dorë nga arsimimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy