Zeqaj: Do të doja që të fitonim me përballje, brenda PS ka debat. Disa kryetarë bashkish nuk kanë performuar mirë (VIDEO)

Zeqaj: Do të doja që të fitonim me përballje, brenda PS ka debat. Disa kryetarë bashkish nuk kanë performuar mirë (VIDEO)

Deputeti socialist, Baftjar Zeqaj thotë se sheh vetëm një palë në terren, Partinë Socialiste, ndërsa pjesa tjetër lë shumë për të dëshiruar, pasi nuk kanë takime dhe nuk janë prezentë në media.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se fushata filloi me një diferencim të madh, ku Partia Socialiste kishte një vit që ishte përgatitur për zgjedhje, ndërsa Partia Demokratike nuk kishte ndarë pjesët forcat dhe së fundmi edhe emrat në fletën e votimit.

Sipas tij, ka pasur shumë probleme opozita dhe ende nuk po ngrihet në këmbë.

Do doja të fitonte PS, por përmes një përballje. Për mua ky është dëshpërim, që e djathta akoma nuk është ringritur. Pothuaj çdo ditë shkoj në zonë, informohem për sektorin e bujqësisë, për nevojat e fermerëve, se unë mbuloj Roskovecin.

Situata në Fier është në kontroll dhe e them me dëshpërim që opozita nuk është shfaqur dhe nuk besoj se do shfaqet deri në fund, se nuk shoh as ndonjë objektiv, ata presin bilbilin në fund.

E kanë të qartë se nuk do të kenë ndonjë rezultat pozitiv në këtë fushatë. Në disa bashki është një kandidat si në Roskovec, në disa dy kandidatë, por edhe kur është një kandidat nuk e ka të djathtën me vete, se e djathta vazhdon të jetë në dy palë.

Ne mendojmë që do fitojmë dhe do fitojmë bindshëm, nëse ka qenë 52-53% në Roskovec, para dy vitesh, jo vetëm do ruhet por do shkoj në lartë.

Edhe Fieri me këto nivele do jetë, aq më keq që janë futur në lojë dy kandidatë të opozitës, të cilët shajnë njeri tjetrin dhe PS i hapet terren.

Kandidatët e PS janë më të përgatitur se kanë vite që drejtojnë, janë më të programuar, kanë vështrim tjetër.

Ky moment e favorizon PS, se sa një kandidat që futet në lojë, përpiqet të hedhë ide dhe të bëjë program. Dëgjoj kandidatë që janë konsultuar me ekspertë, por ky nuk është program.

Ti vetë duhet të dëgjosh njerëz. Dinë ta shkruajnë më bukur një program ekspertët dhe kandidati e reciton bukur. Kandidatët janë vendosur në minutat e fundit.

Rama në këtë fushatë del si siguria për pushtetin vendor, krahas investimeve të mëdha që janë bërë në Shqipëri, ndryshime të rëndësishme janë bërë në qytete, ka moral të fortë që del i sigurtë.

Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se kush nuk i voton nuk do të ketë investime, Zeqaj tha se nuk e beson diçka të tillë, duke e lënë në kuadrin e fushatës.

Rama është bashkëpunues dhe nuk është i betuar që nuk njeh forcat e tjera politike, jam i hapur dhe sido që të ndodhë dhe në Shkodër do ketë bashkëpunim.

Ndonjëherë ndodh një ngrirje artificiale mes pushteteve dhe kështu besoj se ka ndodhur dhe në Shkodër. Besoj se do ndryshojë kjo klimë.

Unë kam qenë dy herë kryetar bashkie kur Kryeministër ka qenë Berisha dhe realisht nuk e ka mbështetur Fierin. Por nëse ke një plan rregullues, vijnë trokasin donatorët.

Kur ke një portë hapur, ke projekte, ke dhe planin rregullues, vijnë se dhe donatorët kanë një marrëveshje e me njeri tjetrin. Kaq taksa mund ti grumbullosh sa të kesh një qytet të pastër.

Nuk është vetëm qeveria shqiptare që e zhvillon një bashki, janë burimet e brendshme, stafi. Nëse ndalon dhe rri dhe thua mua nuk po më ndihmon qeveria, kjo nuk është e drejtë se i bie vetes.

Lidhur me falimentimin e disa bashkive socialiste për keqmenaxhim, Zeqaj deklaroi se disa bashki performojnë keq në pastrim, gjelbërim dhe ujësjellës, por pranoi se edhe brenda PS ka pasur shumë stafe dhe kryetarë që nuk kanë performuar mirë, për shkak të paaftësisë së stafeve ose kryetarëve.

Janë stafet që nuk kanë aftësinë e duhur për të përfituar projekte, jo vetëm nga qeveria shqiptare, donatorët, por edhe përtej kufijve ka mundësi pafund.

Duhet të jesh i zoti. Në fushën e kulturës dhe mjedisit ka shumë projekte të shpallura, varet se sa futesh në këtë pjesë.

Ai pohoi se ka shumë debat brenda Partisë Socialiste, por se e mira e saj është se e ka ruajtur brenda vetes, ndonëse tha se shkon në rryma dhe mbështetje kandidatësh.

Zeqaj shtoi se Partia Socialiste është vitale dhe se Edi Rama dëgjon në çdo moment dhe është lider që lëviz dhe krijon opinion, pasi e njeh situatën dhe sipas tij më shumë dëgjon se sa flet.

Në nivelin e qeverisë gjërat nuk shkojnë keq, shkojnë mirë. Më poshtë mund të ketë probleme për tu forcuar, në drejtoritë rajonale.

Nëse ka pakënaqësi nga qytetarët, vjen nga drejtoritë rajonale. Nuk janë ministrat problem, nëse ka mundësi është se ministritë dhe Kryeministri duhet t’i kontrollojnë më mirë drejtoritë rajonale, duhet të ketë njerëz të aftë dhe të përkushtuar.

Duhet ta zgjedhësh mirë një drejtor. Unë mendoj se duhet përmirësuar sjellja ndaj qytetarit që është poshtë, nuk është te qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy