Të shohësh në ëndërr të vdekurit, ja domethënja

Të shohësh në ëndërr të vdekurit, ja domethënja

Nëse ëndërrohet se po bisedon me të vdekurin, fjalët e të vdekurit, qofshin ato të mira ose të këqija, do të ju bëjnë të mendoni tërë ditë për to.

Lexoni disa mite më poshtë rreth kësaj çështjeje:

Biseda me të vdekur

Kur dikush ëndërron se i vdekuri e fton, nëse është i sëmurë, do të vdesë, por nëse është i ditur, këshilla e të vdekurit do t’i ndihmojë të largohet nga devijimi dhe ta përmirësojë gjendjen e vet.

Endërrimi i të vdekurit të lumtur

Ndërrimi i njeriut të vdekur që është i lumtur, në kushte të mira, me rroba të bardha ose të gjelbra, duke u mahitur ose duke folur fjalë të mira do të thotë se i vdekuri jeton në qetësi dhe është në gjendje të mirë. Nëse dikush sheh në ëndërr që i vdekuri i afrohet fytyrë qeshur, e përshëndet dhe përqafohet me të, kjo nënkupton lajm të mirë. Nëse njeriu sheh në ëndërr njeri të vdekur, të cilit i shkon pas, e shtrëngon, e përqafon ose e mbyt atë do të thotë se ai do të ketë pleqëri të mirë.

Endërrimi i të vdekurit të pikëlluar

Nëse shihet në ëndërr njeriu që ka vdekur dhe është i veshur me rroba të vjetra, të grisura, të pluhurosura ose duket i pikëlluar ai nuk do të jetë i qetë në botën e ardhshme. Po të shihet se i vdekuri është i sëmurë, ai ka shumë mëkate. Nëse ëndërrohet që personi i vdekur e godet, e shikon vëngër, i kanoset, apo nuk e përshëndet, kjo nënkupton që ky person e paralajmëron për ndonjë obligim të pa përmbushur ndaj tij, ose se ka rënë në mëkat ndaj Allahut.

I vdekur për së dyti

Nëse individi sheh ëndërr se ka vdekur për së dyti dhe vajtohet pa zë do të thotë se një nga anëtarët e tij do të martohet e do të ketë lumturi e harmoni. Po nëse i vdekuri për së dyti qahet dhe vajtohet një anëtar i familjes së ëndërruesit do të vdesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy