Dorian Dogjani, sipërmarrës në tregun e automjeteve tha në studion e MCN Economy se Shqipëria është kthyer si varrezë e importit të makinave të prodhuara në BE.
Sipas sipërmarrësit 92% e mjeteve që qarkullojnë në Tiranë janë mbi 12 vite.
Më tej Dogjani thotë se shteti duhet të vendosë rregulla dhe të mos lejojë që të importohen makina që nuk janë së paku me standardin Euro5.
1 në 6 persona ka një makinë. Krahasuar me vendet e BE jemi shumë ulët. 100 e ca mijë makina që janë futur në treg kanë ardhur nga Kina dhe Koreja. Nga Kina janë makinat elektrike, nga Koreja kanë ardhur makina të prodhuara me standardin e BE dhe ka një lidhje të fortë çmimi dhe cilësia.
E di pse është rritur importi i makinave? Mungesa e transportit publik dhe cilësia, përdorimi i një makine nuk është më luks por domosdoshmëri. Njerëzit kanë parë një hapësirë të blejnë një makinë në tregun korean. Mund të blesh Mercedes me vlerë 10-12 mijë euro, ndërsa në BE janë dyfish. Gjendja është e mirë, por nuk ka standard, apo filtër dhe kontroll për to. Shqipëria është kthyer si varrezë e importit të makinave të prodhuara në BE. Askush nuk i pranon makinat e prodhuara në BE që kalojnë 15 vjet. Destinacioni i fundit është Shqipëria.
Ka km të manipuluara. Shqipëria është fushë me lule për të importuar makinat mbi 15 vite.
Nëse në BE flitet për tranzicion drejt makinave elektronike, ne s’kemi strategji çfarë të bëjmë në të ardhmen. Strategjia duhet të fillojë me infrastrukturën.
Çdo qytetar është i painformuar, i pambrojtur dhe blen në një treg informal. 92% e mjeteve që qarkullojnë në Tiranë janë mbi 12 vite. 92% e makina që janë mbi 12 vite, serviset në zonat perifike janë në çdo rrugë. Duhet ndërhyrje, që asnjë makinë poshtë Euro5 të mos importohet.



