Meksi: PD të hapet ose do krijohet opozitë e re. Ka grupime dhe aktorë që po përpiqen të organizohen (VIDEO)

Meksi: PD të hapet ose do krijohet opozitë e re. Ka grupime dhe aktorë që po përpiqen të organizohen (VIDEO)

Avokati Redon Meksi theksoi edhe njëherë në MCN Live se PD-ja ka nevojë të hapet jo thjesht të bashkohet, pasi përndryshe do krijohet një opozitë e re. Ai tha se ka nisur që sot organizimi nga aktorë dhe aktivistë të ndryshëm. Meksi tha se është në dijeni të shumë grupimeve, por theksoi se problemi është si ato të bashkohen.  

Nuk bëhet fjalë për bashkim. Bashkimi do të thotë që të njëjtët aktorë që kanë humbur në 2015-ën, 2017-ën, 2019-ën, 2021-shin të bashkohen se kësaj here do fitojnë. Nuk fitojnë dot, janë po të njëjtat fytyra dhe po të njëjtët njerëz, asnjë alternativë ndryshe. E vetmja formë që PD të kthehet alternativë është të hapet, jo të bashkohet. Njerëz që janë jashtë kësaj partie t’i bashkohen kësaj partie. A arrin t’i thitë PD këta njerëz? Më ngjan shumë e vështirë me mënyrën si është organizuar sot dhe si funksionon.

Berisha mund të jetë kryetar i PD por s’është kryetar i opozitës, s’është kryetar i opozitarizmit. Opozitarizmi shqiptar nuk ka Berishën në krye. Le të thonë çfarë të duan, jo ne kemi 503 mijë vota. Nuk fiton dot.  Opozita e sotme nuk përfaqëson popullin që është kundër qeverisë së Rama. Ka vetëm një rrugë, të hapet, të bëhet procedura si duhet, me garë të rregullt.  Hapja i bashkon. Ta bëjë baza. Do ikin ndryshe, s’do kenë më njerëz. Edhe ata që kishin dyshimin më të vogël se Berisha do sillte fitoren në 14 maj e humbën atë shpresë.

Vet statuti ka formulë si bëhet. Nuk kanë lënë të rritet ndonjëherë individi jashtë grupit që kanë vendosur këta se kush do jetë. Nëse PD s’e bën këtë do krijohet opozitë e re se s’bën. Besoj që ka filluar organizimi që sot me aktorë të ndryshëm, aktivistë të ndryshëm. Njerëz që kanë punuar për 8 vjet pa interes kundër qeverisë, me gjyqe, protesta, peticione, ndërgjegjësim publik. Ka sa të duash njerëz të tillë, problemi është që s’janë organizuar bashkë. Jam në dijeni të shumë grupimeve, problemi është si të bashkohen bashkë. Ka lëvizje, njerëz të ndryshëm, si djem e vajza të rinj. Janë njerëz të ndryshëm që po organizohen. A do ia dalin dot? Nuk e di”.

Meksi e konsideroi SPAK-un dhe drejtësinë e re “një shaka të shëmtuar”, duke vënë në dukje se nuk hetohet korrupsioni i madh në Ministrinë e Shëndetësisë apo ministri të tjera.  

Edi Rama i ka zgjedhur me dashje këta drejtorë bajraktarë që të bëjnë këto lloj sjellje dhe korrupsioni, jo s’e nuk e dinte. Drejtësia jonë, SPAK-u i ri është një shaka shumë e shëmtuar. U arrestua sekretarja e përgjithshme e MSH për 3 milionë e 300 mijë lekë të vjetra korrupsion! MSH në dy vite pandemi ka bërë aq shumë vjedhje dhe abuzime të tmerrshme. Janë blerë produkte nga një firmë që shiste kompjutera! Në Parlament janë votuar akte normative sekrete në të zezë. Të thuash që SPAK po vepron është turp. Kjo është një luftë e vogël aty brenda. Dikush s’e ka dashur atë person dhe e ka hequr në këtë mënyrë. Nisma Thurje ka një kallëzim për sterilizimin. Nuk ka asnjë hap. Të japin një përgjigje, që ne 2016-ën deri më sot, asnjë. Del kryeministri njëherë jep paralajmërimin pastaj arrestohet. Janë injorantë të klasit të parë, nuk dinë të bëjnë asnjë letër. Bëjnë gabime trashanike të frikshme.

Reforma në drejtësi ishte e dështuar që kur nisi. Të ndërtosh një pallat pa themele do bjerë.”.

Lidhur me lirimin me kusht të ish-ministrit Saimir Tahiri, Meksi tha:

Arsyeja që njerëzit janë të acaruar nga lirimi i Saimir Tahirit ka vetëm një shkak që njerëzit e tjerë për të njëjtat akuza nuk lirohen në këtë lloj forme me kusht, por nga ana juridike nuk e ndalon kush lirimin e Tahirit siç ndodhi, procedurialisht kjo mund të behet. Problemi është që Tahiri s’duhet të ishte dënuar për shpërdorim detyre, duhet të ishte dënuar për të tjera gjëra. Shpërdorimi i detyrës e shpëtoi në fund fare. Po të ishte bërë hetimi siç duhet s’duhet të kishte këtë fat të mbarë. Shpërdorimi i detyrës nuk i prek paratë, nuk e dënon në masën e duhur që duhet të merrte, ky është thelbi.  Lirimi procedurialisht mund të bëhet, a ka shkelje të procedurave, se di, duhet të shohim letrat. Por nëse dokumentet janë të vërteta s’ka asgjë të keqe që është liruar”.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy