Besim Hajdarmataj i shtohet listës së prokurorëve që aplikojnë për SPAK

Besim Hajdarmataj i shtohet listës së prokurorëve që aplikojnë për SPAK

Ish-kreu i Krimeve te Renda, Besim Hajdarmataj i është bashkuar listës së kandidatëve për tu bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Hajdarmataj është prokurori i 13-të që aplikon për anëtar i SPAK, ndërsa mësohet se ditën e sotme ai ka dorëzuaraplikimin pranë KLP-së.

Ky institucion do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ndërkohë që kandidaturat mund të dorëzohen deri më datë 6 shkurt.

Kujtojme se aplikimi i Hajdarmatajt për SPAK vjen dy ditë përpara se t’i skadojë afati ligjor.

Hajdarmataj u rikthye vetëm një javë me parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u transferua nga Arta Marku në prokurorinë e Pogradecit pas refuzimit për të marrë pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Ai fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative dhe me pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ta rikthente ne prokurorinë e krimeve të rënda. Hajdarmataj është dhe nje nga prokurorët e dosjes Tahiri.     

Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

Arben Kraja 

Vladimir Mara 

Dritan Prençi 

Klodian Braho 

Besnik Muçi 

Anton Martini 

Eneid Nakuçi 

Edvin Kondili 

Anton Martini 

Eugen Beci

Dolorez Musabelliu

SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë. Qëllimi i Prokurorisë së Posaçme është pasja e një prokurorie të përgjegjshme dhe të specializuar, për të hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e vështira të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të rëndësishëm, në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim të papërshtatshëm.

Me ngritjen e SPAK-ut do të ngrihet Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit. Kjo e fundit është një seksion i specializuar i Policisë Gjyqësore, nën varësinë e Prokurorisë së Posaçme. Në mënyrë që të ruhet një marrëdhënie operacionale dhe informuese, me shërbime të tjera policore, sidomos për operacione që kërkojnë shumë punë, si kontrolle të befasishme, vëzhgime apo arrestime, ka edhe shërbime të Policisë Gjyqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy