
Kryetari i Komisionit Hetimor Ulsi Manja deklaroi se jemi drejt fundit të hetimeve, ndërsa tha se sot ka mbërritur një material sekret nga ana e Presidentit Meta.
Ai i kujtoi anëtarëve se nxjerrja e këtij informacioni përbën vepër penale.
Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli deklaroi se tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë.
“Mund të rishikojmë që sot. Të jepet një mendim i prerë, nëse e ka shkelur apo nuk e ka shkelur Meta Kushtetutën. Rama duhet të dal para shqiptarëve e të thotë e ka shkelur apo jo Meta kushtetutën. Por ju po kërkoni Kohë. Të merren në shqyrtim të gjithë informacionet e të dilet në një vendim”.
Lidhur me këtë Olsi Manja, propozoj mbledhje më dyer të mbyllura. “Për mua si jurist të shkelësh Kushtetutën është një guxim i madh. Unë uroj që herë tjetër parlamenti të mos vihet në pozicion, prandaj jemi treguar të matur. Duhet të vemë pikat mbi “i” për të respektuar Kushtetutën. Jemi kujdesur për të adresuar çdo lloj informacioni që hedh dritë për anulimin e zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit. Zgjedhjet u bënë dhe tashmë është rasti të gjejmë përgjegjësitë e gjithësecilit.
Unë kam një propozim që më detyron ligji. Për shkak të informacionit të klasifikuar dua që mbledhja për këtë çështje të bëhet me dyer të mbyllura. Nuk ka kundërshtim, pranohet, ky është ligji.
10.05h- Ditën e sotme në orën 11:00 do të mblidhet Komisionit Hetimor për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Sot në këtë komision do të diskutohet për “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidenti të Republikës së Shqipërisë” për vendimin për zgjedhjet e 30 qershorit. Për këtë çështje dha opinionin përfundimtar, i cili pritet të rishikohet sot. Po ashtu do të diskutohen dhe informacionet e dërguar ana e Presidenit, të cilat janë informacione të klasifikuara dhe cilësohen si sekret shtetëror.
“Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisonin datë 18.09.2019 Adminsitrimi i Opinionit Paraprak dhe Opinionit Final të ardhur nga Komisioni i Vencias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’” (i përditësuar).”, thuhet në njoftim.
Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Venecia ndërkohë pasi ka dëgjuar palët nxorri vendimin e saj përfundimtar dhe ku u shpreh “Edhe nëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet”.



