Një kamion-çisternë është djegur duke lënë të vdekur 7 persona dhe duke plagosur 40 të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueblo Viejo, raporton policia lokale, thotë BBC.
Një grup personash ishin mbledhur rreth kamionit për të hequr naftën, kur kamioni shpërtheu në flakë.
Të lënduarit u dërguan në spitalin e zonës, ku disa prej tyre kanë djegie të forta e cila mund të çoj në rritjen e bilaqncit të viktimave të këtij incidenti.
Autoritetet lokale thanë se shumë persona injoruan paralajmërimet e policisë për rrezikun.



