Përfshihet nga flakët një pallat në Kamëz/ Shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Dëmet janë minimale, shkak shkëndija te sahatet e energjisë (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një pallat në Kamëz/ Shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Dëmet janë minimale, shkak shkëndija te sahatet e energjisë (VIDEO)

Një pallat në Kamëz është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë rreth orës 14:40.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale nga zjarri.

Dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike tek sahatet e energjisë elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Kamzë tha për mikrofonin e MCN Tv:

Shërbimi zjarrfikës Kamzë rreth orës 13:40 ka marrë njoftim për zjarr në zonën qendër Kamzë. Menjëherë kemi mbërritur në vendngjarje se dhe distanca është shumë e afërt. Sapo erdhëm konstatuam që është përfshirë nga zjarri në katin zero të këtij pallati pjesa e sahateve të energjisë elektrike. Dëmet janë minimale. Zjarri  është shuar në kohë, nuk është përfshirë nga flakët asnjë ambient tjetër i pallatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy