Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bënë me dije se për shkak të zjarrit të rënë në afërsi të nënstacionit Valias, është stakuar këtë të mërkurë në orën 13:20.
Si rezultat i stakimit do të mbeten pa energji elektrike 6 fidera 6kV që furnizojnë zonat: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapizë, Laknas, Valias, Çekrezë dhe Kasallë.
Sipas OSHEE nënstacioni do të mbahet i stakuar deri në eleminimin e plotë të rrezikut nga zjarri.



